Ekskluzive/ Mensah nuk i mbyll dyert: Kontakte edhe nga Superiorja, Tirana favorite për derbin

Emanuel Mensah ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Partizanit, në kohën e Skënder Gegës kur u fitua edhe titulli kampion. Por të kuqtë vendosën që së bashku me lojtarin të gjenin marrëveshjen për largimin.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me Mensah, për të kuptuar më tepër rreth situatës së tij. Në disa media është përfolur se ky futbollist po vazhdon stërvitjen në Shqipëri, por kjo mohoet nga ana e lojtarit. Megjithatë kur bëhet fjalë për skuadrat e Superiores, nuk i mbyll të gjitha dyert, duke lënë gjithçka të hapur.

Titulli i Superiores u fitua me Partizanin. Cilat ishin emocionet e tua dhe sa shumë e ke ndierë këtë triumf?

Ishte vërtet një ndjenjë e mirë që ta fitonim këtë titull. Akoma më mirë kur t’i shihje sesa shumë do të thoshte kjo për tifozët e atij klubi. Kjo pasi kishin një kohë të gjatë që nuk e kishin fituar.

Disa herë në Shqipëri ka edhe kritika se të huajt nuk e ndiejnë fanellën më tepër se vendasit. Nëse marrim rastin tënd personal, sheh shumë ndryshime?

Unë mendoj se është e gjitha në bazë të lojtarit. Disa e ndiejnë dhe disa jo. Për mua, unë mendoj se ndiej dhe kam dhënë më të mirën në çdo ndeshje. Jo vetëm për klubin, por edhe për veten time, për karrierën time. Sigurisht që ka raste kur gjërat nuk shkojnë mirë, por duhet të vazhdosh të punosh shumë.

Më the se ishe në stërvitje pak më parë. Ku po stërvitesh, në Shqipëri?

Po stërvitesha, por jo në Shqipëri.

Mund të na e tregosh më saktësisht vendin se ku po përgatitesh?

Ende jo!

Një largim nga Partizani. I ke mbyllur të gjitha dyert për një rikthim nëse të kërkohet?

Unë nuk dua që t’i mbyll të gjitha dyert, përderisa nuk mund ta parashikosh të ardhmen. Do të shohim.

Do të shohim në ndonjë ekip të Superiores tani, apo dëshiron të shkosh diku tjetër?

Kam qenë në kontakte me disa klube brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por nuk dua të marrë një vendim të nxituar dhe do të shoh sesi do të shkojnë gjërat.

Të gjithë flasin për derbin. Mensah, e ke një parashikim?

Është e vështirë ta parashikosh derbin. Partizani nuk e ka humbur një të tillë prej një kohe të gjatë, por Tirana e ka nisur shumë mirë këtë sezon, shihen si favorit për ta fituar. Por futbolli është i paparashikueshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online