Ekskluzive/ “Më kujton Ronaldon”! Trajneri i Ljubjanës për Çekiçin: Ka disa oferta, do t’ju gëzojë te Shqipëria

Nga Klaudio Ndreca

“Sport Ekspres” vazhdon të intervistojë trajnerë të ndryshëm në Europë, që punojnë me lojtarët shqiptarë. Pas Lalecit të Menemesporit dhe Tomiç të Lokomotiva Zagrebit, atje ku në fakt ndodhet një “koloni” me lojtarë shqiptarë, ishte radha e Safet Hadzic.

Pikërisht njeriut që po bën të mundur një mrekulli në Slloveni. Shembull dhe frymëzim i pastër edhe për Superioren, pasi me një projekt të bazuar tek talentet e reja me Olimpik Ljubjanën ndodhet në vendin e parë, duke lënë shumë pas vetes dhe Mariborin e famshëm.

Pra këtë herë kemi intervistuar trajneri Hazdiç për të kuptuar edhe vlerësimin e tij për Endri Çekiçin. Mes fjalëve më të mira dhe teksa e krahason me Kristiano Ronaldon për goditjet e dënimit, gjithashtu jep edhe një mesazh për Rejën, se duhet ta thërras sulmuesin në Kombëtare.

Ne në Shqipëri e njohim Mariborin si skuadrën më të fortë në Slloveni. Projekti juaj bazohet në talente të rinjë dhe duke sjellë sukses në Ljubjana. A besoni se titulli i këtij viti do t’ju takojë juve?

Ju keni të drejtë në fakt, ne dhe Maribori jemi klubet më të mira në Slloveni, kemi më shumë tifozë dhe ka një rivalitet të madh mes nesh. Projekti ynë është pikërisht mbikëqyrja e lojtarëve të talentuar dhe që t’i shesim kur të jenë të pjekur për këtë fazë, që të shkojnë në një skuadër tjetër. Padyshim që duhet të shikojmë të kemi rezultat, pasi jemi në vendin e parë dhe besoj se do të mbetet kështu deri në fund. Këto janë objektivat e presidentit tonë, Milan Mandaric, i cili ka shumë përvojë në futboll.

Endri Çekici është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin tuaj. Kush është pika më e fortë e tij?

Çekiçi është sigurisht një nga lojtarët kryesorë në ekipin dhe filozofinë time për lojën. Sidomos në fazën e sulmit është organizatori dhe krijuesi, vazhdimisht sulmon topin, është i rrezikshëm në portën kundërshtare, luan me të dy këmbët dhe ka një nuhatje për të shënuar. Mendoj se e meriton një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe keni një futbollist që do t’ju bëjë të lumtur me ndeshje të mira për një kohë të gjatë.

Sa i përket golave nga goditjet e dënimit, i ka kthyer si penallti. Me cilin lojtar të njohur në Europë do e krahasonit në këtë drejtim?

Me të vërtetë që ka një goditje dënimi shumë të saktë dhe të fortë në ekzekutim, me një përqindje të lartë realizimi. Kë më kujton? Gjuajtjet e Kristiano Ronaldos.

Në mediat sllovene është publikuar edhe bomba që e dërgon Çekiçin te Arsenali. Nuk dua që të pyes për saktësinë e këtij informacioni, por a mendon se ky futbollist është gati për klube të këtij niveli, si Arsenali?

Ajo që mund të them është që Çekiçi mund të luajë në një nga 5 kampionatet më të forta në Europë. Madje i ka disa oferta tani që flasim.

Po Superioren në Shqipëri e keni ndjekur ndonjëherë? Pra mendoni se ka talente të mira në vendin tonë, pse jo për t’i marrë te Ljubjana?

Po e ndjek futbollin në Shqipëri kur ma lejon koha një gjë të tillë. Aty ka futbollistë me cilësi të mirë individuale dhe sigurisht që ka interes edhe Olimpik Ljubjanën. /Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online