Ekskluzive/ “Më hoqën si pa të keq, sa hap e mbyll sytë”, Imami flet hapur për Tiranën dhe ekipin e ri

Pas kontributit të madh që Eni Imami ka dhënë përgjatë gjithë kësaj kohe te Tirana, ishte momenti për t’u larguar. Megjithëse fundi nuk ishte më i miri i mundshmi, të paktën jo nga ana e vetë futbollistit. Me të drejtë shfaq gjithë habinë për nxjerrjen jashtë planeve, që ka ardhur brenda një kohe fare të shkurtër, ndërsa më herët shihej si pjesë e rëndësishme.

Por kjo i përket së kaluarës dhe Eni Imami është futbollist i Skënderbeut. Për herë të parë si lojtar i korçarëve ka folur për “Sport Ekspres”, duke na treguar më hollësisht gjithçka.

Largimi nga Tirana, si u përjetua kjo ndarje e rrugëve nga ana jote?

Largimi nga Tirana nuk ishte i parashikuar për mua. Ishte diçka që nuk më ka ardhur mirë, por që duhet ta bëja. Them që nuk më erdhi mirë pasi nuk jam mësuar që t’i lë gjërat përgjysmë, por ja që kështu ishte e shkruar.

Çfarë pengu ke nga kjo eksperiencë që ka kaluar tashmë te Tirana?

Faktikisht kam dy pengje, e para që nuk arrita të fitoja Kupën e Shqipërisë. E dyta që kam dalë jashtë planeve të ekipit kështu si pa të keq, sa hap e mbyll sytë.

Po kujtimi më i bukur që do të mbash mend gjatë?

Padyshim ndeshja që ka vulosur mbijetesën tonë. Nuk do t’ia falja vetes nëse bëhesha shkaktar për rënien nga kategoria.

U largove edhe me një kërkim ndjese për gabimet e bëra, por të paqëllimshme. Kaq i madh ka qenë presioni?

Unë jam njeri i drejtë, atë që e mendoj, e them. Kërkova falje nëse kam bërë diçka gabim. Në çdo ndeshje kërkohet fitore si te Tirana, Kukësi, Skënderbeu. Tani është diçka normale, por vjet ishte disi situatë më e rënduar për vetë pozitat që ishim.

Tani nis një eskperiencë e re te Skënderbeu. Çfarë të bindi për të firmosur këtu?

E para është padyshim trajneri Daja. Të gjithë i dinë vlerat që ai zotëron. E dyta, do të më vinte keq pas eskperiencave te Dinamo që jam rritur, Kukësi, Tirana, të mos e kisha Skënderbeun në CV-në time. Padyshim që është ekip i madh, mezi po e pres këtë sfidë. Uroj që gjërat të shkojnë mirë për këtë klub dhe qytetin.

Kërçiku është kthyer tema e diskutimit në orët e fundit. Pa dashur të bëjmë gjykimin e askujt, por t’i do të bëje të njëjtën zgjedhje në këtë moment nëse do të kishe mundësi?

Dorin e kam shok në rradhë të parë, pastaj koleg. Mendoj se dëshira për të qendruar afër familjes e ka shtyrë për të marrë atë vendim. Ne jemi profesionist dhe paguhemi për këtë punë. Unë kam qenë pjesë e Dinamos dhe kalova te Tirana. Jetës nuk i dihet kurrë, futbolli mbetet i paparashikueshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online