Adrian Hadribeaj është padyshim luftëtari më i mirë shqiptar, ku ka arritur të ketë një rekord fantastik në 10 fitore dhe vetëm një humbje. Ndeshja e tij e fundit ishte ditën e shtunë të cilën ai e fitoi me vendim unanim duke dominuar të treja raunde e mundshme.
Ditën e sotme ne zhvilluam një intervistë, ku Adriani flet për “Sport Ekspres” rreth jetës personale, frymezimin me të madh në jetë, dhe planet që ka për të ardhmen. Padyshim një nga sportistët për t’u krenuar, pasi pavarësisht se jeton prej vitesh larg atdheut, ka bërë gjithçka për të ngritur sa më lartë vlerat e vendit të tij.
Përshëndetje Adrian! Mbrëmjen e djeshme ju zhvilluat ndeshjen e 11-të në karrierë duke përmirësuar rekordin tuaj në 10-1 me një fitore me vendim unanim, ku dominuat të treja raundet. Si e vlerësoni paraqitjen tuaj?
Jam krenar me paraqitjen time mbrëmjen e djeshme. Ishte një kthim i imi pas një viti e gjysmë mbas ndeshjes se fundit . Kjo ishte për fitoren time të 10 profesioniste dhe ishte shumë e rëndësishme të siguroja fitoren , për të rritur shancet e mija per UFC . Kisha mundësi dhe hapesirë që mund ta ndaloja kundërshtarin përpara raundeve, por pas një demtimi që kam pasur me krahun e djathtë 3 javët e fundit para stërvitjes ishin serioze. Më është dashur të fsheh dëmtimin dhe në ndeshje më duhej të ndeshem me shumë strategji dhe kujdes që të siguroja fitoren. Dhe që e ekzekutova me sukses.
Cilat ishin pikat më të forta të kundërshtarit që i kushtuat më shumë rëndësi në stërvitje?
Kundërshtari ishte ne kondicion shumë të mirë fizikisht dhe ishte i përgatitur shumë në kick-box dhe kishte knockout-power, kështu që duhet të isha në çdo moment gati për kundërverprim dhe mbrojtje.
Stili jot i preferuar është karate. Sa mirë i keni perfeksionuar dhe artet e tjera pasi në MMA dihet qe nuk mjafton vetëm një?
Kam 8 vjet që praktikoj Jiu-Jitsu dhe mundje dhe e ndjej veten në nivel të lartë.
Cilat janë planet pas kësaj ndeshje?
Kam arritur shumë në karrierë, jam krenar dhe i kënaqur për gjithcka, por ëndrra ime ka qenë në momentin që vendosa te vij në USA te jem “UFC” fighter dhe te jem i pari qe te perfaqësoj Shqiperinë. Aty është qëllimi im që unë nuk kam ndaluar kurrë.
Doni të jeni simbol i shqiptarëve në UFC sic është edhe Conor Mcgregor për irlandezet, pasi vlen të theksohet se asnjë shqiptar nuk ka perfaqësuar Shqiperinë, sepse Ilir Latifi mbron ngjyrat e Suedisë.
Po, kjo është e vërtetë. Edhe pse jam jashtë atdheut,dua te jem ambasdor sa më i suksesshem per atdheun tim.
Kjo është dicka shumë e mirë .Ju keni dhe një vëlla qe meret me MMA apo jo?
Po kam vëllain e vogël që ka ndjekur hapat e karrierës time dhe që është shumë i talentuar, shumë i disiplinuar ne kte sport, saqë karriera për të s’do ketë limit dhe un jam shumë krenar për hapat e tij . Përvec MMA ai ka bërë dhe 2 ndeshje boksi profesionist ku ka dalë me sukses. Në cdo drejtim do ketë sukses për talentin dhe punën e palodhur në stërvitje .
Kush është frymëzimi i juaj më i madh në jetë?
Jeta ime ka qenë gjithmonë me arsye frymëzimi.Gjithë ato sakrifica që kam kaluar, por tashmë kam arsyen më të madhe në botë “djalin tim të sapolindur këtë vit “ ai , familja do jenë gjithmonë frymëzimi më i madh për mua.
A të del koha për të ndenjur me familjen dhe për të zhvilluar stërvitjen?
Sakrifica e dashurisë për familjen dhe dashuria për sportin janë të pashmangshme, prandaj jam mundur ti bëj sa më mirë të rrijë pranë te dyjave cdo ditë . Mbështetja më e madhe vjen nga nusja ime qe më mbeshtet në maksimum në karrierën time .
Dhe pyetja e fundit është kjo.Cfarë mesazhi do t’iu jepje të rinjve shqiptarë. A duhet të merren me arte marciale?
Unë jam marrë me arte marciale që 6 vjec.Në moshën 18 vjecare në Shqiperi kisha 3 akademi të hapura në Tiranë para se te vija në USA në moshen 20 vjecare dhe tashmë prej 2 vjetesh jam pronar i një akademie në qytetin më të mirë ne Birmingham, Michigan dhe do thoja që jeta ime prej më shumë se 20 vjetesh karrier, ka qenë duke praktikuar dhe duke dhënë mësime për të gjitha grupmoshat.
Doja të thoja eshte gjëja dhe dhurata më e bukur qe mund ti bëj një fëmijë si prind të lejosh që femijët tuaj të merren me arte marciale . Do i fitoni imunitet , vetëbesim , disiplinë dhe shumë e shumë sfida te tjera, që të pergatiten për botën reale. /Sport Ekspres/