Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e radhës në muajin tetor, atje ku do të përballet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Shumë ndryshime priten në listën e Kombëtares, ku një prej më të sigurtave, është se Myrto Uzuni pritet të mos jetë në listën e parë.
Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit ka qenë gjithmonë te pjesa kryesore e Kombëtares. “Sport Ekspres” ka mësuar se një ftesë ka mbërritur nga Reja edhe për Lorenc Trashin. Mes dy listave, atë kryesore dhe atë të pritjes, Trashi duket se do të jetë direkt në atë kryesore.
Por ajo që shqetëson disi është një dëmtim që ka marrë ky futbollist në ndeshjen ndaj Tiranës. Stërvitja po vazhdon i diferencuar dhe ky është problemi më i madh, për të parë nëse do t’i bashkohet Kombëtares. Gjithashtu, një tjetër rikthim nga lista e fundit do të jetë Ergys Kaçe, Ky i fundit pritet që të jetë më tepër në listën e pritjes, ndërsa ai largim nga PAOK, ka ndikuar jo pak. /Sport Ekspres/