Ekskluzive/ “Kurrë te Partizani se nuk jam tradhtar”! Dikur heroi i fundit i Tiranës, Fortunato: Nuk kam zemërim me Kobina

Nga Klaudio Ndreca

Gjithmonë kur Tirana përballej kundër Partizanit në këto vitet e fundit, mediat shqiptare kontaktonin sulmuesin brazilian, Gilberto Fortunato. Me etiketimin si “heroi i fundit” i Tiranës pasi ishte ky futbollisti që i kishte dhënë fitoren e fundit bardhebluve në derbi. Shumë vite kaluan deri në momentin që Kobina dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur Hoxhën dhe duke rikthyer shijen e suksesit te Tirana.

Në këtë mënyrë edhe Fortunato është zbehur për t’u mos kujtuar më nga ana e mediave. “Sport Ekspres” ka zgjedhur që ta intervistojë këtë sulmues përpara derbit me Partizanin. Në të gjitha fjalët e thëna nga ana e futbollistit tregohet saktësisht dashuria dhe mirënjohja për klubin bardheblu dhe tifozët e tij, duke mos e harruar kohën e kaluar tek Tirana.

Cilësoheshe si heroi i fundit i Tiranës ndaj Partizanit. Gjithmonë të kontaktonin mediat shqiptare para një derbi Tirana-Partizani. Ke ndonjë hatër mbetje me Kobinan që të mori këtë vëmendje apo je i lumtur për fitoret e bardhebluve?

(Qesh) Nuk ka shanse, unë jam shumë i gëzuar me Kobinan dhe skuadrën. E dija se nuk do të zgjaste përgjithmonë, madje ka zgjatur shumë. Jam shumë i lumtur që i kam dhënë tifozëve të Tiranës atë lumturi të fitores në derbi përgjatë një mbrëmje fantastike. Do të jetë e paharrueshme për mua.

Ekipi që ka humbur derbin, ka humbur toruan edhe për ndeshjet pasardhëse. Kaq e vështirë që të marrësh veten pas këtyre 90 minutave nëse dështon?

Po derbi është për t’u fituar…Nëse ti nuk ia del, atëherë do të kesh nga këto probleme. Për më tepër nëse nuk ke bërë mirë në kampionat. Megjithatë fitorja dhe humbja janë normale në sport, me rëndësi është që të mbahet skuadra e bashkuar.

Po këtë derbi mes Tiranës dhe Partizanit kush do ta fitojë, si e parashikon duke parë formën e ekipeve?

Partizani është duke bërë më mirë këtë sezon, nuk kanë shumë ndryshime. Tirana është një ekip më i ri dhe duhet ta shohim sesi do të reagojnë në një ndeshje të rëndësishme. Dëshira ime shkon për fitoren e Tiranës.

E kur e kthen kokën pas dhe kujton kohët e shkuara, çfarë të mungon më shumë nga Tirana?

Mirë atëherë, më duhet të them se është një ndryshim i madh për mua. Kam luajtur në Vietnam ku ka një ndryshim mes kulturës së futbollit dhe jetës. Kur kam ardhur në fillim te Tirana, Magani nuk ishte i sigurt për mua dhe unë nuk isha i sigurt për Tiranën. Por kjo ishte situata, Tirana më nevojitej mua dhe unë i nevojitesha Tiranës. Në fundin e sezonit ne kemi shpëtuar ekipin dhe të gjithë kishin shumë përjetime të bukura. Më mungon emocioni dhe ngrohtësia që të japin vetëm ultrasit e Tiranës.

E nëse do të vinte një ftesë nga Partizani, nëse do ta kishe këtë mundësi, do ta pranoje?

Nuk kam ende asnjë ofertë nga skuadrat shqiptare këtë sezon, megjithëse i pres për t’i shqyrtuar. Sa i përket Partizanit, nuk mund të nënshkruaja me ta pas gjithë asaj që kam kaluar te Tirana. Jo për shkakun tim, por për shkakun e tifozëve të Tiranës. Ata më dhanë shumë dashuri dhe forcë, nuk mund të isha tradhtar në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online