Ekskluzive/ “Kur ecën drejt dhe me seriozitet, të ndihmon Zoti”! Tefik Osmani komenton shortin e Tiranës: Suksese për të gjitha ekipet tona në trojet shqiptare

Tirana ka njohur kundërshtarin e saj në turin e parë të Champions League. Mes emrave të frikshëm kishte vetëm një shpëtim, Dudelange. Pikërisht ky ishte rivali që u përzgjodh nga shorti i mbajtur në ditën e sotme. Sport Ekspres ka kontaktuar Tefik Osmanin pasi Tirana njohu nisjen e rrugëtimit. Mes kënaqësisë për fatin e goglave, Osmani nuk ngurroi që t’i uronte fat të gjitha ekipeve tona në trojet shqiptare për t’u përfaqësuar sa më mirë në Europë.

“Normale që jemi të kënaqur me shortin. Them kështu pasi nuk do të ishte e njëjta gjë nëse do të përballeshim me katër rivalët e tjerë të mundshëm. Tani do të luajmë ndaj rivalit më të lehtë në letër. Kur gjërat i bën drejtë dhe punon me seriozitet, Zoti të ndihmon në short. Tani duhet të punojmë fort, me seriozitet dhe me kokën ulur. Suksese të gjitha ekipeve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *