Ekskluzive/ Kuqezinjtë e Jakovës lëshojnë alarmin: Qyteti nuk gjen qetësi, të ulen me Lorik Canën

“Kuqezinjtë e Jakovës” janë një prej grupeve të tifozëve në Kosovë më të zjarrtë dhe më me shumë histori. Madje edhe tifogrupi i parë nga kjo trevë shqiptare, që ka ardhur për të përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë.

Që nga ajo kohë, nëse tek të tjerët ka kaluar një hije dyshimi se mund t’i largoheshin kuqezinjëve me daljen e Kosovës me të drejta të plota për të luajtur në kompeticionet europiane, tifogrupi nga Gjakova nuk ka asnjë mëdyshje.

Por për ta kaluar këtë pjesë, një problem i madh vjen me ekipin e tyre vendor, Vëllaznimin. Një skuadër që ndodhet në vendin e fundit të Ligës së Parë dhe që sigurisht nuk ka asnjë lidhje me atë pozicion, duke parë historinë e madhe që mbart.

Një reagim i fortë ka ardhur në “Facebook” nga ana e këtij tifogrupi, ku mes të tjerash thekson: “Disa njerëz për interesa personale po destabilizojnë klubin tonë. I ftojmë të vinë në stadium dhe të paguajnë biletën, ta shohin ndonjë ndeshje. Ne jemi me klubin edhe sikur të garojmë në ligën amatore. Në ditët në vijim për veprimet antarëve nuk mbajmë përgjegjësi”.

Por ku është më saktësisht situata? Agim Cana pritet të jap dorëheqje nga posti drejtues i klubit dhe disa ish-lojtarë dhe ish-trajnerë të kësaj skuadre po e pengojnë menaxhimin e duhur të ekipit, për shkak të interesave personale. Gjithashtu edhe shumë udhëheqës të partive kanë komunikuar me “Kuqezinjtë e Jakovës”, pasi në kohë zgjedhjesh kishin nevojë për përkrahjen e tyr, duke premtuar organizimin më të mirë të klubit.

Kjo është ajo që “Sport Ekspres” zbulon nga burimet brenda tifogrupi të “Kuqezinjtë të Jakovës”, ku mes të tjerash theksojnë për median tonë: “Ftojmë kryetarin e komunës së Gjakovës, z.Ardian Gjini, që të përshpejtoj çështjen e privatizimit. Pa u rregulluar kjo, nuk do të ketë paqe në qytet. Ftojmë ata persona që punojnë kundër klubit të largohen dhe as të mos synojnë diçka në skuadër, sepse nuk kemi për t’i lejuar.Gjithashtu duam edhe që ata të cilët kanë interes për privatizimin e klubit, të ulen me Lorik Canën për gjetur mirkuptimin”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online