Ekskluzive/ Klodian Duro: Dy gola ishin shumë për Tiranën, nuk futej dot në lojë

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës, në një derbi që u diskutua aq shumë. Kjo për vetë situatën e klubeve, pasi të kuqtë vinin me stofin e kampionit dhe jo në një formë shumë të mirë, ndërsa bardheblutë kishin nisje të vrullshme në këtë sezon të ri.

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Klodian Duro, ka bërë një analizë të përgjithshme menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Theksi vendoset te fakti se Partizani arriti të godiste me dy gola Tiranën, në momentin e tyre më të mirë, duke e mbyllur ndeshjen në një farë mënyre që aty.

“Tirana e nisi mirë lojën, ishte shumë pranë avantazhit. Por siç është futbolli, nëse nuk shënon atëherë e pëson. E tillë ishte pjesa e parë për Tiranën. U mundua të futej në lojë në pjesën e dytë, por ishte shumë vonë pasi kishin pësuar dy gola dhe këto ishin shumë. Më vonë nëse mekanizmat funksionojnë siç duhet, atëherë do të jetë më e fortë. Realizimet nuk erdhën si llogjikë e lojës, por Partizani po mbrohej shumë mirë mbrapa. E ka meritën se qendronte mirë në fushë dhe arriti të zgjidhte ndeshjen në mënyrën e tij. Kampionati tani bëhet më i bukur, ka shumë ndeshje përpara dhe mendoj se Partizani me Tiranën do të jetë rival deri në javën e fundit”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online