Ekskluzive/ “Kjo për ata që nuk më besuan”! Rrëfimi ndryshe i Rrocës: Formacioni ideal me ekipet që kam luajtur

Nga Klaudio Ndreca

Eduart Rroca, një nga emrat më të spikatur të futbollit shqiptar quhet padyshim mesfushori që sot është pjesë e Kukësit. Një nga ato raste që e ka ngjitur karrierën shkallë-shkallë, falë aftësive dhe përkushtimit të tij, pa asnjë dhuratë.

Madje siç thotë edhe vetë, duke iu përplasur dera shumë herë në fytyrë. E vështirë kur e përjeton, por tashmë Rroca e ka hedhur pas krahëve dhe sot me një buzëqeshje të lehtë, kujton fytyrat e të gjithë personave që mendonin: “Ky lojtar nuk ka për t’u bërë ndonjëherë”.

Por ja që në përrallën më të bukur të viteve të fundit në Superiore, Luftëtari, Rroca ishte një nga personazhet kryesore. Dhe si përfundim mban veshur fanellën e Kukësit me dëshirën për të ngritur titullin kampion. Në një intervistë dhe rrëfim të veçantë për “Sport Ekspres”, Rroca jep edhe formacionin më të mirë që ka luajtur nga të gjitha ekipet.

Atëherë përralla më e bukur e futbollit shqiptar në vitet e fundit. A mund të quhet Luftëtari kur ke qenë edhe ti pjesë e saj?

Besoj që Luftëtari ka qenë një ndër surprizat më të bukura këto vitet e fundit. Një ekip aq i bukur për t’u parë dhe ndërtuar me investime jo shumë të mëdha. I dha një fytyrë tjetër Superiores dhe jemi bërë faktor për shumë gjëra. I lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e atij ekipi të mrekullueshëm dhe me djem fantastik.

Cilën ndeshje të fituar apo kujtim të bukur nuk do ta harrosh kurrë te bluzinjtë?

Atëherë si ndeshjen më të bukur, padyshim do të kujtoja atë fitore me rezultatin 5-0 ndaj Partizanit. Por nëse flasim pastaj për një ndeshje që do e mbaj mend për shumë gjatë, është barazimi 1-1 ndaj Pogradecit, që na ka ngjitur në Superiore.

Nëse flasim për shokun e skuadrës më gazmor dhe që bënte gjithmonë batuta, ndonjëherë edhe kur nuk ishte vendi i duhur në ekipet që ke luajtur, na jep dot një emër?

Besoj se ky tipi që keni përshkruar këtu jam unë në ekipet ku kam qenë pjesë. Por ka edhe të tjerë që ishin gazmor dhe formonin harmoni në skuadër. Mund të veçoj Licajn kur ishim te Luftëtari, por edhe Aleksin, sepse ishin nga ata djemë që mund të bëje gjithmonë shaka dhe e gjenim diçka për të ngacmuar.

Sot je te Kukësi, ekip që lufton për Superioren. Kur i kthehesh pas kohës në nisje, gjithmonë ke qenë besimplotë se do të shkoje larg apo ndikonte edhe ajo frika e brendshme…po sikur të mos ndodhë?

Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të arrij kaq larg sepse fillimet e mia si te çdo futbollisti tjetër jam përplasur edhe me shumë refuzime dhe shumë prova. Por asnjëherë nuk hoqa dorë sepse doja t’u tregoja atyre që nuk besonin që me të vërtetë vleja dhe besoj sot janë të bindur.

Pas ekipeve te moshave fillimin me ekipin e të rriturve e kam pasur tek Egnatia kur nuk kisha mbushur 17 vjeç. Dua t’i falenderoj sepse ata më dhanë mundësinë të rritem dhe të forcohem si lojtar sepse isha pak i brishtë. Por kategoria e dytë ishte shumë e fortë dhe kishte shumë goditje, por pastaj u mësova.

Pas 1 viti e gjysmë aty kalova tek Tërbuni ku më kërkoi vetë presidenti asaj kohe Petrit Syla i cili kishte shumë besim tek unë dhe më afroi në ekip, aty ku dolëm kampion në kategorinë e dytë. Pas 3 viteve ne kategorinë e parë dhe gjithmonë tentuam ngjitjjen ne Superligë, vitin e tretë e arritëm ngjitjen falë investimit të familjes Frroku dhe Petrit Syles, por edhe punës së palodhur të trajnerit Elvis Plori i cili ndërtoi një ekip shumë të mirë.

Për të kaluar më pas me aventurën te Luftëtari…

Po pastaj kalimi te Luftetari dhe pas 3 vite e gjysmë atje erdhi transferimi te Kukesi. Karriera ime ka qenë gjithmonë në ngjitje dhe shpresoj të vazhdoj kështu dhe të realizoj ëndrrën time që kam pasur që fëmijë të luaj për Kombëtaren.

E sa i përket pyetjes që u shtrua edhe më herët, pra ka ekzistuar frika për një dështim?

Është pak e vështirë kjo, por besoj se do e bëj një formacion shumë të mirë me lojtarët që kam luajtur përgjatë këtyre viteve. Në portë është Vladan Giljen, e kam pasur te Tërbuni. Djathtas vjen Licaj dhe në krahun tjetër të mbrojtjes Jackon. Prapavija mbyllet me qendrën Jakovljevic, Cuculi. Sa i përket mesfushës vazhdohet me Musolli, Ramadani, ndërsa katërshja parë dihet besoj, Bregu-Rroca-Abazaj dhe Shkurtaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online