Fati i ka rezervuar një kundërshtar ferri Vllaznisë në turin e dytë të Conference League. Shkodranët duhet të ndeshen kundër Craiovas, që një rival që në letër është dukshëm favorit. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi, që ka dhënë komentin e tij sa i përket shortit. Duke njohur më së miri vështirësinë, nga ana tjetër ka motive për të besuar falë mbështetjes së tifozëve dhe Mirel Josës.
“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Craiova është një ekip me buxhet 5 herë më të madh se i Vllaznisë. Megjithatë në Shkodër do të jetë atmosferë elektrizuese. Unë jam optimistë se do të festojmë, për më tepër ne kemi Mirel Josën. Është një trajner me eksperiencë në Kupat e Europës dhe kjo na ndihmon”, u shpreh shkurtimisht Xhaferi. /Sport Ekspres/