Ekskluzive/ Ilir Daja e thotë hapur: Dënimi në Europë? Skënderbeu do të kishte prapë luhatje

Ilir Daja është parë gjithmonë si një trajner i suksesshëm në Shqipëri. Faktikisht, rezultatet dhe statistikat janë ato që shprehen më shumë se të gjitha. Kudo ka shkuar ky trajner, objektivi arrihet, madje duke kërkuar edhe lojën e bukur.

Për të vazhduar me drejtimin e Skënderbeut që në kohën aktuale, është një detyrë që nuk mund ta merrnin të gjithë. Por Daja e ka marrë përsipër dhe gjërat po shkojnë sipas parashikimeve. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, e kemi pyetur më në veçanti trajnerin e korçarëve për një temë interesante.

Gjithmonë kemi dëgjuar se nuk duhet të presim Skënderbeun e dikurshëm. Por pyetja është: “Çfarë Skënderbeu duhet të presim?”. Ilir Daja nuk ka ngurruar që të na përgjigjet.

Duke parë fazën e parë që është mbyllur, çfarë note i vendosni këtij Skënderbeu?

Nuk marr përsipër të vendosë nota. Në këtë fazë të parë mund të bënim më mirë dhe jo më mirë ndoshta. Për të gjitha problematikat, sepse jemi shumë afër ekipit të vendit të parë dhe na ndajnë 3 apo 4 pikë. Pra nuk mund të vendosë nota.

Kemi dëgjuar edhe nga ana juaj dhe me të drejtë që mos prisni Skënderbeun e atyre viteve. Për ta pasur edhe me të thjeshtë tifozët, çfarë Skënderbeu duhet të presin?

Edhe sikur Skënderbeu të mos ishte dënuar, ai grupi elitar i ekipit të shumë viteve më parë do shkonte drejt përfundimit dhje cikli i ri do kishte problemet e veta. Por sukseset e arritura e bënin më të lehtë riciklimin. Ajo që unë dua t’ju them tifozëve është që të mos e shohin Skënderbeun se ku ka qenë dhe si një ekip që po vjen në zbritje. Kemi një cikël të ri dhe këtu duhet të bëjmë analizën. Ky klub pavarësisht dënimit të marrë, po përpiqet maksimalisht dhe këtë duhet ta analizojmë.

Ky është kampionati i çudirave. Nga kryesimi dhe tani afër zonës së ftohtë. Përveç pjesës që ndeshjet duhen marrë një nga një, cili pozicion në renditje mund të quhet si arritje për Skënderbeun aktual?

Është mbaruar vetëm një fazë e kampionatit, po shikojmë që jo vetëm se Skënderbeu ka pasur probleme në grupin dhe formatimin e tij. Ky është një kampionat ku edhe ekipet e tjera pretendente kanë shfaqur luhatje. Këtu e fusim edhe ne veten, megjithëse dihet  që Partizani vjen me stofin e kampionit. Por të them një vend në renditje tani, nuk mundem.

Interesante do të ishte të dinim motivimin që i bëni lojtarëve para ndeshjes. Ka diçka të veçantë për t’u përmendur?

Sigurisht që mungesa e pjesëmarrjes në Europë është një element më pak dhe që ndikon shumë te motivimi i lojtarëve. Por ne kemi një marrëveshje që duhet ta respektojmë dhe t’i bëjmë gjërat më të lehta. Kjo ndihet edhe në lojë kur ne e pësojmë dhe reagimi është shumë i vonë. Ngelet për t’u përmirësuar. Ne kemi marrë dënimin maksimal për Europën, por klubi ofron kushte të mira për ta kaluar edhe motivimin e lojtarëve në anën psikologjike.

Nëse të vjen ndonjë propozim tjetër, e lije këtë skuadër apo për asnjë arsye?

Ofertat nuk më kanë munguar, por unë kam një kontratë me Skënderbeun. E kam vazhduar atë dhe nuk duhet të harrojmë që trajneri matet me rezultatet.

Sa i përket ekipit kombëtar. Nëse ka një trajner shqiptar që tifozët do ia besonin vendin, do të përzgjidhnin ty. Edhe ti je vetëofruar pak kohë më parë. A ndihesh gati?

Shiko, unë asnjëherë nuk jam vetëofruar, por ishte në kontekstin e pyetjes së gazetarit. Kombëtares i urojmë suksese sepse trajneri aktual po bën një punë shumë të mirë. Prandaj më mirë të ngelemi te kjo pjesë. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online