Ekskluzive/ I shënoi golin Italisë në Air Albania, trajneri i ekipit të Serisë A telefonon Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli është duke kaluar formën më të mirë të karrierës pas periudhës së Hajduk Split. Këtë herë performanca e mbrojtësit shqiptar merr më shumë rëndësi pasi është pjesë e Serisë A me Empolin. Lojtari në fjalë arriti që të shënonte edhe kundër Italisë, teksa la në vend për Bonucin për të tundur rrjetën. Sport Ekspres mëson se menjëherë pas përfundimit të takimit me axurrët, trajneri i Empolit, Zanetti, ka telefonuar Ardian Ismajlin.

Tekniku ka një simpati të madhe për mbrojtësin kuqezi dhe këtë e ka dëshmuar hapur në mediat italiane. Zanetti nuk ka ngurruar që ta uroj Ismajlin për golin dhe performancën e tij ndaj Italisë që ishte fantastike, duke qenë më i miri në fushën e blertë për Shqipërinë. Nëse mund të ekzistonte edhe një dyshim sado i vogël për përballjen e Ismajlit në nivelet më të larta, tani është shuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *