Ekskluzive/ Zbulohet e vërteta e Brojës te Chelsea, mjekët e ndaluan për shkakun e fluturimeve dhe Pochetino e donte me ngulm

Armando Broja është rikthyer me ekipin e Chelsea pas atij dëmtimi të gjatë. Sulmuesi shqiptar po stërvitet ende në Cobham dhe nuk udhëtoi me londinezët drejt Amerikës. Nisur nga kjo lëvizje, mediat britanike i kanë shtuar gjithmonë e më shumë zërat rreth një largimi të mundshëm.

Por informacionet e “Sport Ekspres” zbulojnë tërësisht të kundërtën. Broja ka të gjithë besimin e mundshëm të Pochetinos. Trajneri ka shumë besim te sulmuesi shqiptar dhe e kërkoi me ngulm që të ishte pjesë e ekipit për të luajtur miqësoret në Amerikë.

Gjendja e lojtarit është shumë e mirë, por ishin mjekët ata që i kërkuan Pochetinos që ta linte në Cobham, qendrën stërvitore të Chelsea. Kjo pasi londinezët do të kryenin shumë fluturime dhe mjekët janë shprehur se kjo mund t’i bënte keq Brojës. Ata nuk i dhanë siguri trajnerit të Chelsea që u detyrua ta linte Armandon në shtëpi derisa ekipi të kthehet për t’u stërvitur sërish me pjesën tjetër të grupit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *