Ekskluzive/ Heroi i fundit, Fortunato: Nuk më harrojnë mua, fiton Tirana 2-0 me dopietën e Kale

Një “mallkim” duket se ka Tirana ndaj Partizanit, ndërsa derbi i fundit është fituar në 7 shkurt të vitit 2014. Goli i fitores do të vinte nga Gilberto Fortunato, sulmuesi brazilian që iu dhuroi gëzimin bardhebluve për të shijuar fitoren e një përballje të tillë.

Që nga ajo kohë e deri tani, nuk ka pasur një tjetër fitore të Tiranës. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me Fortunaton, për t’i marrë një mendim në lidhje me këtë derbi. E veçanta është se në të njëjtën ditë edhe Fortunato do të luajë një tjetër derbi, pasi si pjesë e Dritës së Gjilanit, do të përballet ndaj Gjilanit në Kosovë.

Për t’u përmendur në këtë intervistë edhe përgjigja e brazilianit kur i përmendim se një fitore e Tiranës do ta harrojë disi këtë lojtar dhe do ta ul interesimin e tij për mediat shqiptare, që sa herë ka një përballje derbi, merret Fortunato në intervistë si heroi i fundit i bardhebluve.

Dy derbi dhe në të njëjtën datë, Gjilani-Drita me Tirana-Partizani. Një përgjigje e sinqertë, ku do të doje më shumë që të luaje?

Koha ime në Tiranë ka përfunduar. Tani unë jam në Kosovë dhe më duhet të fitojë derbin këtu. Ka përfunduar në Shqipëri sa i përket kohës sime.

Si do të festonte më shumë e diela jote?

Sigurisht! Dy fitore në ngjyrat bardheblu.

E kujton ende atë fitore në derbi me Partizanin?

Më kujtohet dhe është tërësisht e paharueshme. Ndeshja ishte shumë e vështirë, por ne kishim më tepër kualitete dhe arritëm që ta fitonim atë.

Çfarë këshille u jep sulmuesve të Tiranës për të shënuar në portën kundërshtare?

Tirana ka shumë sulmuesa të mirë. Ata duhet që të përdorin fuqinë e tyre dhe fizikun e Ngos, për të marrë një avantazh karshi mbrojtësve të Partizanit. Duhet të krijojnë sa më tepër raste përgjatë 90 minutave.

Një parashikim i saktë dhe kush shënon?

Fiton Tirana me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit. Të dyja golat vijnë nga Kale.

Do të dëshiroje fitoren e Tiranës dhe historia jote zbehet, apo të fitojë Partizani dhe të kujtohesh edhe për ca kohë si sulmuesi që i dha fitoren e fundit bardhebluve?

Unë dua që ta fitoj Tirana këtë derbi. Unë jam i sigurt që ata nuk më harrojnë mua, kam hyrë në historinë e atij derbi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online