Ekskluzive/ “Hajde Fatos, nuk paske ndryshuar fare”/ Bushi habitet me Taren: Sa qenke shëndoshur!

Shumë nostagji dhe emocione kishte në miqësoren e yjeve që u zhvillua në “Air Albania”, atje ku Shqipëria zbriti në fushë me figurat e saj ikonike. Pavarësisht humbjes me penallti ndaj Italisë, organizimi i tillë ishte shumë i bukur për syrin e tifozëve.

Përshembull, të shihje sesi Igli Tare largohej nga fusha që në minutën e 2, pasi kishte një tërheqje në pulpë. Më të thinjur dhe me më shumë kile të shtuara, por ishin po ata njerëz që përpara shumë vitesh na kishin bërë të emocionohemi, të derdhim lot gëzimi dhe dëshpërimi.

Batuta dhe të qeshura ka pasur shumë edhe mes yjeve, që e kanë shijuar më tepër së të gjithë këtë grumbullim që kisht një mision bamirësie, me lekët e grumbulluara nga biletat që shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. “Sport Ekspres” ka komunikuar me përgjegjësin e bazës materiale, Fatos Kademin, për të marrë edhe disa të veçanta nga kjo mbledhje e figurave të njohura.

“Kur po i bëja gati fanellat, më thanë: “Hajde Fatos nuk paske ndryshuar fare, madje paske ecur edhe ti me kohën”. Ishte vërtet shumë e bukur dhe emocionuese. Ata e kanë shijuar shumë rikthimin dhe e kanë falenderuar Andi Lilën për mundësinë. Gjithmonë i shihja vetëm duke qeshur dhe duke bërë batuta me njëri-tjetrën. Alban Bushi nuk ngurroi për t’ia vënë në dukje Igli Tares se ishte shëndoshur shumë. Skela dhe Lala ishim më në formë për pjesën fizike. Pastaj ka pasur edhe një tjetër mbledhje te 15 katshi pas ndeshjes. Duro është ngacmuar shumë herë për numrin “10” në fanellë. Igli Tare ka pësuar një tërheqje aty që u largua nga fusha pas minutës së dytë”, tha Kademi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online