Ekskluzive/ Goli dhe mesazhi i festimit, Uzuni: Nuk ndihem mirë, por Kombëtarja mbi të gjithë

Mes shumë risive ka publikuar edhe listën e plotë trajneri Reja në prag të dy ndeshjeve të radhës që ka Shqipëria për kualifikueset e Europianit. Ftesës së debutuesve, Selahi dhe Seferi, iu bashkangjiten edhe dërgimit të dy lojtarëve si Uzuni dhe Xhaka në listën e pritjes.

Këta të fundit kanë qenë gjithmonë pjesë e Shqipërisë në takimet e fundit. Gjithsesi ky ishte vendimi i trajnerit Reja, sa i përket ndeshjeve të radhës dhe sigurisht këto vlera të shtuara të Kombëtares do të jenë pjesë e grupit në takimet e radhës. Myrto Uzuni ka arritur të shënojë në ditën e djeshme në një transfertë të vështirë si ajo e Rijeëks.

Menjëherë për mediat ka bërë përshtypje edhe festimi me telefon, duke e lidhur me Kombëtaren e Shqipërisë. “Sport Ekspres” ka komunikuar me sulmuesin e Lokomotivës së Zagrebit, që shprehet se Kombëtarja vendoset mbi individin, pavarësisht se nuk mund të ndihet mirë.

“Jam i lumtur për golin tim. Ftesa që nuk erdhi për të qenë në listën kryesore, normalisht që nuk ndihem mirë përbrenda. Por e rëndësishme është që Shqipëria të fitojë në Turqi. Kjo ka më shumë rëndësi sesa një individ. Kombëtarja është mbi të gjithë. Fanella e saj është shumë e shtrenjtë për mua dhe jam kurdoherë i gatshëm. Kisha 4 javë që po luaja shumë mirë dhe u riktheva siç kam qenë. Trajneri dhe presidenti më thanë që u riktheve si më parë. Po luaja mirë dhe vetëm goli po më mungonte, por edhe ai erdhi ndaj Rijekës”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online