Ekskluzive/ Genc Tomorri: Ne kur ishim në Kategorinë e Dytë, shihnim që e mundnim Tiranën

Genc Tomorri është një nga personalitetet më të shquara te Partizani përgjatë gjithë këtyre viteve të fundit. Duke parë simbolikën e lartë që mbart në vete kjo përballje për futbollin shqiptar, mes Tiranës dhe Partizanit , “Sport Ekspres” ka marrë një intervistë me disa prej figurave legjendare të dy klubeve.

Një speciale e cila do të publikohet e plotë me një kronikë video gjatë mëngjesit të nesërm. Mes të tjerave, ajo që spikat është edhe njëfarë parashikimi që vjen nga Genc Tomorri. Ky i fundit është shprehur se e shihte Partizanin favorit karshi bardhebluve që kur gjendeshin në Kategorinë e Dytë, për të mos folur më tepër mbi situatën e nesërme.

“Mund të kem mbi 50-60 derbi që i shoh gjithmonë. Ne që kur ishim në Kategorinë e Dytë e shihnim që Partizani do ta mundi Tiranën. Jo më tani që Partizani është i suksesshëm dhe kampion. Ne tani flasim si kampion dhe shpresojmë që të vazhdojmë sa më shumë me këto rezultate, pasi kemi 5 vite pa u mposhtur”, ka thënë Tomorri, duke veçuar pak nga “Specialja” që mund ta gjeni ditën e nesërme në median tonë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online