Ekskluzive/ Gavazaj ka vetëm një peng ndaj Partizanit: Sikur Abazaj ta bënte atë golin

Partizani është ndalur në një barazim pa gola ndaj Kukësit, në një lojë që kishte emocione dhe tension, por nuk prodhojë shumë raste. Pavarësisht kësaj, disa shkëndija kishte nga të dyja ekipet, që me pak më shumë vëmendje mund të gjenin dhe avantazhin.

Një prej tyre u humb nga Kristal Abazaj, që mund të kalonte në pjesën e parë në avantazh verilindorët. Pikërisht ky rast ishte edhe pengu i vetëm i Enis Gavazajt në fundin e ndeshjes. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Gavazaj shprehet se barazimi ishte rezultati më i drejtë për këtë takim.

“Jam ndierë mirë në fushë, por njëkohësisht kam ndierë më shumë lodhje. Kjo pasi duhej të kujdesesha për organizatorin e Partizanit që ia arrita ta ndalja. Pastaj e ndieva lodhjen më shumë, prandaj trajneri bëri mirë që më nxorri. Partizani ishte vendosur mirë, por edhe ne kishim rastet tona. Sikur Abazaj ta kishte bërë atë golin aty nga mesi i pjesës së parë, gjërat do të rridhnin ndryshe. Për mënyrën sesi erdhi loja, barazimi ishte i merituar”, ka thënë Gavazaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online