Një fitorë e çmendur dhe e vendosur nga episodet mund të quhet ai triumf i Tiranës në derbin e luajtur në “Air Albania Stadium”. Të paktën deri te goli i tretë, Partizani po kërcënonte portën bardheblu edhe pse me 10 lojtarë në fushë. Gjithçka ndryshoi dhe kampitulloi me futjen e Ernest Muçit në fushën e lojës. Talenti vetëm 19 vjeçar surprizoi me një dygolësh të pastër e pakontestime. Sidomos ajo goditje e dënimit që të bëntë të mendoje se atë gol e kemi parë dikur nga Pirlo, Zidane, Ronaldo apo të tjerë yje të futbollit.
Pas ndeshjes “Sport Ekspres” intervistoi presidentin Refik Halili, i cili nuk e fshehu entuziazmin dhë kënaqësinë e fitores. Në fjalën e tij Halili komentoi ecurinë pozitive të skuadrës si dhe gjendjen emocionale që i shkaktoi pikërisht Ernest Muçi duke, shfaqur edhe dëshirën që Tirana të ketë sa më shumë lojtarë nga akademia.
“Ishte një ndeshje mjaft e bukur me një rezultat surprizues. Nuk e menduam se do të shkonte kështu dhe aq më tepër në një derbi që dihet çfarë vështiorësisht ka. Jam shumë I gëzuar, më kënaqi rezultati dhe golat. Te goli i fundit i Muçit jam ngritur menjëherë në këmbë dhe nuk jam ulur më deri sa u mbyll ndeshja. Ishte një gol mjaft i bukur. Gëzohem shumë që lojtarët e akademisë janë përshtatur aq mirë me ekipin.
Unë personalisht do të doja 5 lojtarë çdo vit nga akademi jo thjesht një apo dy. Megjhithatë kjo është detyrë e stafit teknik, ata e mendojnë më mirë se dëshira ime. Si për Muçin por edhe më Ismailgecin apo Çelhakën jemi të lumtur që po luajnë mirë dhe do të donim t’i shihnim gjithmonë lart e më lart. Nuk kam menduar të bllokojë transferimin e ndonjë njërit prej tyre në rast se kemi oferta por do t’i ndihmojë të ecin përpara ndonëse dëshira jonë është të qendrojnë sa më shumë te Tirana.
Sa i përket Grentit dhe aktivizimit të tij mund të them se ai sapo ka dal nga një operacion jo i lehtë dhe duhet të rikuperohet. Është puna e stafit teknik se kë duhet të aktivizojnë dhe kur shoh që ekipi po regon mirë dhe ka rezultat nuk ka rendësi kush hynë në lojë por ata që luajnë dhe që i zgjedh trajneri të japin më të mirë. Kjo është shumë e rendësishme për Tiranaën”-ka thënë presidenti Refik Halili./Sport Ekspres/