Ekskluzive/ Fangaj ka këshillë për Superioren: FSHF e ka zgjidhjen, të mos ketë keqkuptime nga ekipet

Futbollisti i Laçit, Abdurrahman Fangaj, ka folur për “Sport Ekspres” nga izolimi teksa gjendet në shtëpi ashtu si edhe të gjithë shqiptarët. Duke vazhduar stërvitjen dhe duke pritur momentin për t’iu rikthyer punës si më parë, Fangaj ka edhe një këshillë për FSHF-në, duke i ftuar që të marrë një vendim që nuk krijon keqkuptime mes ekipeve.

“Normalisht që është një moment i vështirë për të gjithë pasi nuk jemi mësuar që të qendrojmë të izoluar në shtëpi. Me ndihmën e Zotit shpresoj që ta kalojmë sa më shpejt të jetë e mundur këtë situatë. Me aq mundësi sa kemi pasur e kemi vazhduar stërvitjen, pasi nga klubi na është dhënë një program për gjithë këto ditë izolimi.

Me trajnerin kemi kontakt të vazhdueshëm, çdo ditë, përsa i përket plotësimit të stërvitjes sesi ka vijuar. Ka shumë mendime sa i përket vazhdimit të kampionatit, por mendoj se FSHF duhet të gjejë zgjidhjen e duhur që të mos ketë keqkuptime nga asnjë ekip”, tha Fangaj.

Për momentin jemi ende në variant që Superiorja dhe futbolli në Shqipëri do të vazhdojë, por duke parë edhe situatën në Europë, një zgjidhje emergjente nuk përjashtohet, pasi COVID-19 nuk po ndalet. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online