Ekskluzive/ “Erdhi Silvinjo dhe Armand Duka të më takonte në Londër”! Talenti më i madh i Shqipërisë U-21: Trajnëri më tha se jam afër Kombëtares A

Ne e kemi thënë prej kohësh, Adrion Pajaziti është super talenti i madh i Shqipërisë U-21 që po i vjen Kombëtares A. Ky lojtar është pjesë e të rinjëve të Fulham, U-23, por mënyra sesi e kontroll topin, idetë që ka për të pasuar dhe goditjet nga distanca, janë të një kalibri tjetër. Një lojtar i tillë nuk ka sesi të kalojë pa vëmendjen e trajnerit Silvinjo. Në një intervistë për programin e ri të Sport Ekspres, Koha Shtesë, Adrion Pajaziti tregoi edhe takimin që kishte me Silvinjon dhe presidentin e FSHF, Armand Duka. (Shiko videon më poshtë)

“Silvinjo dhe Shqipëria A? Të them të drejtën, e kam takuar Silvinjon, Zabaletën dhe presidentin e FSHF, Armand Duka. Ata kanë qenë në Londër para disa muajsh dhe më kanë thirrur mua dhe babain. Jemi takuar, kemi folur së bashku. Më kanë përgëzuar dhe më kanë thënë që vetëm të punojë pasi nuk jam larg kalimit te Kombëtarja A. Tani duhet që të fillojë të luajë në futbollin profesionist, jo te moshat dhe më pas do të vijë momenti im. E di që nuk do të jetë e vështirë që të luajë mirë te Shqipëria A pasi kur luan me lojtarët e nivelit të lartë është e thjeshtë, kemi lojtarë cilësorë, përshëmbull Asllani ishte në finalen e Champions League. Kur ke lojtarë të këtij kalibri ata dinë çdo detaj, të japin topin në këmbën e mirë dhe në kohën e duhur”, tha Pajaziti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online