Ekskluzive/ “Erdhën dhe thanë…e doni Europianin apo se doni?”! Faton Zylbehari: Përjashtimi i Shqipërisë do godiste rajonin, mos duam zyrtarizim që ta besojmë?

Situata është shumë serioze për futbollin e Shqipërisë. Nisur nga pengesat e fundit që shteti ka bërë për regjistrimin e zgjedhjeve përmes gjykatave, është raportuar se UEFA do të vijë me dënimin 10-vjeçar për Kombëtaren Shqiptare që nuk do të luajë në asnjë takim zyrtar dhe për ekipet shqiptare që nuk luajnë dot në Europë.

Për të pasur një ide të qartë, Faton Zylbehari, “Press Officer” në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ka kujtuar rastin kur politika tentoi të ndërhynte edhe në këtë vend, pak kohë pasi kishte siguruar kualifikimin. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Zylbehari na këshillon të jemi më të kujdesshëm pasi me vendime të tilla nuk bëhet shaka.

“Në radhë të parë nuk dua të duket keq dhe t’i jap të drejtë vetes për t’u përzierë me atë që ndodh në Shqipëri. Për të qenë korrekt me pyetjen tuaj, kemi pasur të njëjtën situatë. Në momentin kur shteti dhe politika tentoi të fuste duart te ne, reagoi menjëherë UEFA. Maqedonia e Veriut ishte kualifikuar në Europian dhe UEFA e tha hapur: “Doni të luani në Europian apo nuk doni të luani në Europian?”. Ky dënim përjashtimi do të përcillte të tjerë më pas. Pse duhet të rrezikojmë aq shumë?

Mos duam që të ndodh ai pezullim për t’i besuar? Unë po flas se çfarë ndodhi këtu. Politika hoqi duart, ne luajtëm në Europian dhe njerëzit e sportit vazhduan para. Kujtoj se Maqedonia e Veriut do të luajë tani në Palermo, për herë të parë në histori në Play Off të Botërorit.

Rreziku është i madh për mua në Shqipëri dhe duhet parë sa të gatshëm janë njerëzit që të sakrifikojnë. Për mua dënimi që do të vijë nga UEFA është po aq i rëndësishëm sa tentimi për hyrje jo në rrugën e duhur në instancën e kreut të FSHF. Nëse Shqipëria dënohej, do të humbiste edhe rajoni, pasi do të ishte si shembulli i keq. Kjo është situatë shumë serioze.

Kështu edhe te ne rregjistri qëndror nuk rregjistroi Sejdinin. Dihet edhe në Shqipëri se nga se kontrollohen gjykatat. Te ne nisën dalëngadalë që të tërhiqen. Por Sejdini është duke vazhduar ende mandatin e tij. Në Shqipëri erdhën zyrtarë të UEFA-s dhe e panë se nga cila rrugë u zgjodh Duka”, ka thënë Zylbehari. /Sport kspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *