Ekskluzive/ Emanuela Rusta në Superiore? Trajneri i Vllaznisë: Ishte më mirë se disa arbitra të tjerë!

0

Në Superiore ka pasur shpeshherë polemika për vendimet e arbitrave, nga ekipet që dalin humbëse në një takim. E në kontrast të kësaj çështje, duhet të theksohet se Emanuela Rusta po bind gjithmonë e më shumë për t’i shtuar kreditet vetes në elitën e futbollit shqiptar. Më tepër e dëgjuar dhe jehonë bërë kur mori detyrën e anësores në derbin mes Partizanit dhe Tiranës, ndërsa në ditën e djeshme ka qenë kryesore atje ku Vllaznia ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Flamurtarit. “Sport Ekspres” ka komunikuar me trajnerin e ekipit shkodran, Mirsad Jonuz, që lë këto mbresa nga gjykimi:

“Jam shumë i lumtur që na ka gjykuar Emanuela Rusta. Duhet t’i jepet shansi edhe të tjerëve për të qenë arbitra. Ne i ofrojmë Rustës mbështetjen maksimale. Në ndeshjen ndaj Flamurtarit ka bërë më mirë sesa disa nga njerëzit që na kanë gjykuar përpara saj. Është pak me vonesë në vendimet, por kjo kërkon kohë. I nevojitet eksperienca dhe mbështetja, për mua është shumë simpatike”, ka thënë Jonuz. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.