Ekskluzive/ “E vumë re menjëherë dorën e tij”, gazetari në Kosovë nuk ka dyshime: Ilir Daja është trajneri shqiptar më i mirë

Vetëm pak muaj i duheshin Ilir Dajës në Kosovë për të treguar vlerat e tij dhe për t’i bërë për vete të gjithë. Në ditën e djeshme ka ardhur edhe zyrtarizimi matematikor si kampioni më i ri në Kosovë pas barazimit të Gjilanit me Dritën. Kjo ishte hera e parë që Ballkani fitonte titullin kampion dhe hera e parë që një trajner shqiptar nga Shqipëria zyrtare ia dilte në Kosovë. “Sport Ekspres” ka kontaktuar gazetarin e “Gazeta Blic” në Kosovë, Lorik Jashanica. Ky i fundit shprehet se menjëherë pas ardhjes së Dajës te Ballkani është vënë re edhe ndikimi i trajnerit, që nuk ngurron ta cilësojnë si më të mirin shqiptar.

“Për mendimin tim, Ilir Daja është trajneri më i mirë shqiptar. Fakti që ai bëhet trajneri i parë nga Shqipëria që fiton titullin kampion në Kosovë lë shumë gjë për t’u kuptuar sa i përket asaj se sa strateg është ai. Kur erdhi tek Ballkani, menjëherë u vërejt dora e tij pasi shkoi në disa ndeshje pa humbje dhe skuadra e Ballkanit renditi fitoret, me ç’rast edhe u fut në garën për titull. Ai sipas mendimit tim punoi shumë në aspektin sulmues, duke mos lënë po ashtu anash as repartin defansiv, dhe kjo shpjegohet duke shikuar se Ballkani mban vendin e parë si nga ana e golave të shënuar, po ashtu edhe nga pjesa defansive me më së paku gola të pësuar. Mesfusha po ashtu funksionoi shumë mirë dhe aktivizimi i Emërllahut kur kishte emergjenca ishte mjaft i qëlluar, pavarësisht se talenti nuk kishte shumë minuta me ekipin e parë, por prapë u motivua mirë nga Daja dhe zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme.

Kur shohim se Ballkani fiton titullin për herë të parë në histori të futbollit të Kosovës – atëherë edhe më e bukur bëhet festa për trajnerin Ilir Daja, pasi përmbushi kërkesat e qytetarëve të Suharekës, të cilët ka vite që po e presin këtë gëzim. Duket se Daja la menjëherë anash mini-dështimin tek Partizani për shkaqe të problemeve të brendshme atje dhe Ballkani ishte klubi i duhur në momentin e duhur për të. Parashikoj që Ballkani me disa përforcime në afatin kalimtar të bëhet një ekip mjaft serioz edhe për garat në arenën evropiane, duke marrë parasysh që trajneri Ilir Daja ka përvojën e madhe në këtë aspekt”, tha Jashanica. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online