Ekskluzive/ E quajtën çudi e Vllaznisë, Firat flet hapur: Si në “Premier League”! Nuk bëj bla, bla, bla

Mediat në Shqipëri janë surprizuar në ditën e djeshme, kur erdhi edhe prezantimi i Engin Firat në krye të Moldavisë. Pikërisht drejtori turk i Vllaznisë, që merr një tjetër post, por këtë herë në një Kombëtare.

Qëllimi është për të ndihmuar kundërshtarin që ka Shqipëria në grup për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Europianit. Po përse erdhi ky vendim? Në një rrëfim për “Sport Ekspres”, Firat ka folur hapur për gjithçka. Për ta nisur që me arsyen e vendimit, ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe mënyrën sesi në Shqipëri e interpretuan prezantimin, duke sjellë në kujtesë sistemin e “Premier League”.

“Historia është shumë e thjeshtë. Unë kam disa miq këtu që më thanë të ndihmoja Moldavinë në këto takime të mbetura për kualifikueset e Europianit. Fola me Suad Licin dhe vendosëm që të mbështesja Moldavinë në këto dy takime, por njëkohësisht për të vazhduar te Vllaznia. Vllaznia është një projekt afatgjatë për mua dhe nuk dua të dorëzohem kaq lehtë. Dua të ndërtoj diçka aty dhe jo të mbyll projektin. Kjo është situata tani, ndërsa njëkohësisht dua të ndihmoj Moldavinë dhe t’i vendos lojtarët së bashku për të bërë sa më mirë në dy takimet e mbetura.

Ju e dini se në Shqipëri ka shumë lajme negative. Realiteti është se shumë trajnerë të klubeve, janë edhe të Kombëtareve. Nëse sheh me kujdes “Premier Leaguen”, ata nuk të quajnë “trajner”, por të quajnë “menaxheri i klubit”. Pra është drejtori sportiv i klubit dhe trajner njëkohësisht. Ky është sistemi i “Premier League”. Nëse është e çuditshme për dikë, atëherë ai nuk e ndjek futbollin. Nuk shoh ndonjë problem për këtë. Nuk jam një person që ulet në një lokal dhe fillon: “Bla, bla, bla”.  Mua më pëlqen të punoj dhe nuk e kam problem të mbyll dy punë njëkohësisht”, ka thënë Firat. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online