Kukësi ka bërë afrimin e radhës dhe këtë herë bëhet fjalë për një mbrojtës që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu. Sportekspres.com mëson se para pak çastesh Faton Xhemaili ka nënshkruar dhe zyrtarisht edhe pjese e verilindorëve. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme për 2.5 vite.
Pasi tërhoqi lejekalimin nga skuadra serbe e Radnik në Serbi, menaxheri i lojtarit, Denis Cani, ka biseduar me drejtuesit e Kukësit dhe sot është arritur marrëveshja në total. Kishin ngelur detaje dhe tashmë nuk ka më dilema.
Xhemaili, i cili luan si mbrojtës i majtë, vjen në Superiore për të treguar vlerat e tij. Ai është pjesë e Shpresave dhe së bashku me Simo Rrumbullakun janë alternativat e Cungut për linjën e majtë të prapavijës.