Ekskluzive/ “Dua të kthehem prapë te Interi”, flet Rada: Kabashi? Faji i të tjerëve, ne ëndërrojmë Shqipërinë

Nga Klaudio Ndreca

Armand Rada, Erald Lakti dhe Elvis Kabashi janë duke bërë mirë te Renate që po kryeson Serinë C dhe është ekipi pretendent për t’u ngjitur në Serinë B. Mesfushori që zotërohet nga Fiorentina, Lakti, ka pasur më pak hapësirë te Renate, ndërsa Rada dhe Kabashi po japin kontributin e tyre të çmuar. Media prestigjoze italiane kanë raportuar se për këta dy futbollistë po interesohen thuajse gjysma e skuadrave të Serisë B dhe vëzhgim ka edhe nga ekipe të Serisë A. “Sport Ekspres” ka zgjedhur që të intervistojë Radën, një lojtar që është i njohur për tifozët shqiptarë.

I formuar tek Interi, kishte më parë të gjithë jehonën për shkakun se Shqipëria në grupmosha nuk i ka pasur të shumtë lojtarët që përgatiteshin në ekipet më të njohura në Europë. Fitorja e fundit e Renates ishte ndaj Juventusit U-23 në shifrat 1-2 dhe për këtë arsye Radës i ka shijuar dy herë më tepër triumfi. “Po kur luan me Juventus dhe e mposht, është gjithmonë një krenari pasi kanë një ekip të shkëlqyer. Për më tepër që e përmbysëm rezultatin dhe kishte shumë emocione. Unë jam i ri, por ka të tjerë lojtarë që janë më të mirë dhe po punoj për të arritur në nivelin e tyre, jam në rrugën e duhur”.

Kur bisedojmë për ofertat e ardhura në drejtimin e tij, Rada nuk mund të zbulojë emra: “Kontrata ime skadon në 2021 dhe kanë mbërritur disa propozime në skuadër. Është e parëndësishme që të merremi me këtë pjesë, unë dua të bëj mirë te Renate se ka edhe 6 muaj kohë për të hedhur hapin tjetër në karrierë. Ëndrra ime është të kthehem dhe të luaj për Interin. Fundja, ëndërrimi nuk kushton asgjë, puna dhe sakrifica mund t’ju çojnë në një pikë që nuk e keni imagjinuar më parë. Besoj shumë këtu”.

Në përfundim kemi folur edhe për rastin e Kabashit, historia e së cilit është e njohur gjerësisht për letrën e dërguar te Shqipëria që të mos e thërriste më në Kombëtare. Por faji i është faturuar menaxherit të lojtarit asokohe, ndërsa Kabashi e ka shprehur dëshirën e tij të madhe për t’iu bashkuar kuqezinjëve. Çfarë mendon Rada? “Kabashi është kolegu im dhe një mik i madh që kam. Një nga mesfushorët më të fortë që kam njohur, në të kaluarën ka pasur disa situata të vështira edhe për fajin e të tjerëve, por tani i ka lënë pas. Ëndrra jonë është që të luajmë në Kombëtare së bashku”, u shpreh Rada. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online