Ekskluzive/ “Do t’i luajmë të gjitha shanset në Europë”! Presidenti “i mrekullive” flet pas shortit: Dëamenan e duan të gjithë, por ka për t’u larguar nga Egnatia

Egnatia ishte surpriza më e bukur e Superiores në sezonin që lamë pas. Kjo skuadër arriti që të fitonte Kupën e Shqipërisë dhe njëkohësisht kaloi në Europë. Në ditën e sotme shorti e vendosi ekipin e trajnerit Tetova përballë armenëve të Ararat.

“Sport Ekspres” ka marrë një prononcim nga presidenti “i mrekullive”, Agim Demrozi, që mbi të gjitha foli edhe për yllin e Egnatias, Dwamenan. “Ne nuk mbledhur ende shumë informacion për Ararat. Po përgatitemi me seriozitet dhe ishim gati për çfarëdo ekipi që do të na binte në short. Do të kërkojmë maksimumin nga këto ndeshje në Europë.

Ekipi po stërvitet me seriozitet. Është kënaqësi që Dëamenën e kemi te Egnatia. Do të jetë pjesë e jona edhe për dy sezonet e ardhshme. Kemi shumë ofertë për të, por do të jetë pjesë e Egnatias, nuk do të largohet”, tha Demrozi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *