Ekskluzive/ “Do e mundim Shqipërinë 2-1”! Gazetari islandez ndez ndeshjen me kuqezinjtë: Nuk kemi Hysaj dhe Broja, por iu mposht ky ekip i Islandës

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria do të ndeshet ndaj Islandës në transfertën e nesërme. E gjithë vëmendja është e përqendruar te mënyra sesi do të paraqiten kuqezinjtë në provën e parë të Ligës së Kombeve. Te Islanda ka pasur revolucion të vërtetë pasi u mbyll cikli i historisë së kualifikimit në Europian dhe Botëror. Shumë lojtarë të rinjë janë marrë, por kjo nuk duhet t’i qetësojë shumë kuqezinjtë.

Në një intervistë për “Sport Ekspres” ishte gazetari islandez i “Frettabladid”, Aron Guomundson. Ky i fundit u shpreh se ndaj Israelit, ekipi islandez i ka ngrohur tifozët pas shumë kohësh. Për më tepër është i sigurt se kjo skuadër tani e ka potencialin për ta mundur Shqipërinë, duke parashikuar fundin e trishtë për kuqezinjtë tanë me shifrat 2-1.

“Islanda po ndërton një ekip të ri dhe me lojtarë të rinj. Ne duam të jemi gati për kualifikueset e Europianit në vitin e ardhshëm. Ka pasur ndryshime të mëdha në skuadër gjatë vitit të kaluar, por ndjenja e përgjithshme këtu është se ne kemi një ekip që mund ta mundi Shqipërinë. Sigurisht që nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ju. Edhe pse ka pasur ndryshime të mëdha te Islanda, lojtarët e rinj janë shumë cilësorë.

Mendoj se njerëzit që ndjekin futbollin në Islandë nuk kanë shumë njohuri për Kombëtaren Shqiptare. Ne nuk kemi lojtarë si Hysaj dhe Broja, apo të tjerë që luajnë në Serinë A. Por në ndeshjen ndaj Israelit ne pamë shenja positive nga Kombëtarja jonë. Ishte hera e parë për një kohë shumë të gjatë që pamë skuadrën të bënte hapa para. Fryma e Islandës është shumë positive tani dhe për këtë mendoj se do të fitojmë 2-1”, tha Guomundson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online