Andrea Ndoj është zbulimi i fundit i futbollit në Greqi. 19-vjeçari shqiptar është “bingo” e trajnerit spanjoll të Olimpiakosit, Michel. Pikërisht në skuadrën që ka marrë dy yje të klasit botëror si Marcelo dhe James Rodriguez. Megjithëse debutoi me një autogol, spanjolli nuk e humbi kurrë besimin te Ndoj, teksa ky i fundit po e shpërblen dita-ditës. Nga minuta e parë do ta niste edhe në fitoren e fundit të Olimpiakosit ndaj Pas Lamia, 2-0.
Në golin e dytë do të vinte asisti nga ana e 19-vjeçarit që dha një pasim të mrekullueshëm nga thellësia e mbrojtjes në distancën prej 64 metrave. Sa i përket pjesës së Kombëtares, Ndoj është një histori më vete. Ai ka qenë pjesë e Shqipërisë U-16, U-17, më pas do të shkonte te Greqia U-17, U-19, për t’u kthyer sërish te Shqipëria U-21. Në bazë të informacioneve të fundit që siguron “Sport Ekspres”, te lojtari ka prapë një tundim të fortë për t’iu kthyer Greqisë pas këtyre performancave të fundit. /Sport Ekspres/