Ekskluzive/ “Dal në ballkon dhe shoh njerëz për vrap dhe shëtitje”, Uzuni tregon situatën tjetër në Kroaci

Në Shqipëri jemi të pushtuar gjithmonë e më tepër nga një terror, për të mos u kthyer në realitet ajo ëndërr e keqe, që fatkeqësisht është duke e përjetuar Italia. Në kufijtë e së pabesueshmes, por atje Koronavirusi është kthyer në horror të vërtet, duke marrë shumë jetë njerëzish.

Por çfarë ndodh në vendet e tjera në Ballkan? Nga Kroacia na paraqitet një tjetër situatë, shumë më ndryshe sesa në Shqipëri. Teksa vendi ynë është në një shtetrrethim dhe nuk këshillohet që të bëhet asnjë lëvizje e vetme përveç blerjes së ushqimeve, në Kroaci ka njerëz që dalin për të marrë ajër të pastër dhe për të bërë vrap.

Këtë e tregon Myrto Uzuni për “Sport Ekspres”, megjithëse rutina e lojtarit vazhdon të jetë si më parë, me ndryshim që tani nuk po luan ndeshje futbolli, pasi në Kroaci e kanë ndaluar.

“Unë në Kroaci bëj të njëjtën jetesë si më përpara, pasi fle dhe zgjohem me të njëjtën ëndërr. Shkoj dhe bëj stërvitje individuale, kthehem në shtëpi dhe rregjimi. Në kohën e lirë duke luajtur gjithmonë “Play Station”.

Për sa i përket Koronavirusit shteti kroat i ka marrë masat, ka mbyllet lokalet ku ka shumë njerëz dhe supermarketet do punojnë me orar të caktuar dhe farmacitë që janë hapur. Njerëzit këto ditë janë rralluar disa, por jetesa vazhdon normalisht pasi kur dal në ballkon shoh njerëz që dalin shëtitje me qenin e tyre dhe për vrap.

Sa i përket Besnik Prengës që kemi te Lokomotiva, është njeri me zemër të madhe dhe shumë i aftë në punën e tij. Me një fjalë si një njeri do ta përshkruaja: “I mrekullueshëm”, shprehet Uzuni. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online