Ekskluzive/ Çinari tregon arsyen e barazimit: Nuk ishte dobët Kukësi, por ishte Partizani mirë

Partizani dhe Kukësi janë ndalur në një barazim pa gola, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Superiores. Takimi ka nisur shumë më mirë për të kuqtë, që kishin më tepër raste për të shënuar. Në minutat e fundit të pjesës së dytë ka ardhur edhe rrezikshmëria e verilindorëve, por pa u konkretizuar.

Në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres” pas ndeshjes, Çinari është shprehur se i vetmi faktor për barazimin ndaj Kukësit ishte mungesa e fatit. Gjithashtu theksi u vendos se të kuqtë luajtën vetëm në gjysmëfushën e kundërshtarit.

“Meritë e portierit Gjika disa raste që nuk u shënuan. Fati mungon, pasi traversa është fat. Vetëm ai na mungoi. Jam një lojtar që kam dëshirë të jem në kontakt me topin vazhdimisht. E kërkoj topin gjithmonë në zonë të lirë, por varet edhe nga kundërshtari që kam përballë. Nuk besoj se Kukësi ishte dobët, por ishim mirë ne. Ne e dominuam dhe ishim gjithën kohën në gjysmëfushën e Kukësit. Por sigurisht që ka ulje-ngritjet e veta një ndeshje dhe çfarë të them më tepër, vetëm fati nuk ishte me ne”, ka thënë Çinari. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online