Emiljano Musta ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kukësit në këtë fillim të sezonit. Megjithatë ky futbollist nuk ka qenë i gatshëm për verilindorët në takimet e fundit, duke lënë një hapësirë që ndihej te Kukësi.
Në media është përfolur edhe për një operim të mundshëm që iu hodh paq në këtë situatë, megjithëse nuk ka asgjë reale. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me vetë futbollistin për të qartësuar gjendjen e tij dhe për të kuptuar problemin që ka.
E gjitha flitet për një ngarkesë të muskujve, që vjen sipasojë e ndeshjeve të shumta që janë luajtur brenda një kohe të shkurtër, por njëkohësisht edhe nga stërvitja në barin artificial. Kjo ka rënduar disi gjendjen e Mustës, por sigurisht që është larg të qenit serioze. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë i gatshëm për një javë, që të kthehet sëish si një pjesë e rëndësishme e Kukësit. /Sport Ekspres/