Ekskluzive/ A u takua Silvinjo dhe Zabaleta me Armando Brojën pas ndeshjes Fulham-Aston Villa? Zbulohet e vërteta, sulmuesi me temperaturën 40

Të gjithë u çuditën në ndeshjen e fundit të Fulham, që fitoi në transfertë ndaj Manchester United me rezultatin 1-2. Armando Broja doli në nxehmje që në fillimin e pjesës së dytë, për 40 minuta dhe nuk u aktivizua nga trajneri i Fulham.

E gjitha kjo ishte e çuditshme edhe për faktin se trajneri i Fulham kishte në dispozicion edhe dy zëvendësime të tjera, por nuk zgjodhi që të kryejë. Sipas informacioneve të publikuar në “Sport Ekspres”, ka pasur një bisedë mes trajnerit të Fulham dhe Armando Brojës. (Për detajet rreth kësaj bisede dhe situatës së Armando Brojës te Fulham klikoni videon më poshtë).

Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i Fulham i ka thënë Brojës se nëse nuk do të shkonte mirë ndeshja, do të futej në fushë, pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore. Por nëse situata do të shkonte në favor të Fulham, Broja nuk do të aktivizohej.

Ndërkohë Silvinjo u shfaq në stadium së bashku me Zabaletën, kur Fulham po luante kundër Aston Villës. Në atë ndeshje, vetëm një orë përpara, Armando Broja doli me njoftim se ishte me gjendje gripale dhe nuk mund të luante. Ndërkohë Koha Shtesë zbulon se Broja dhe Silvinjo nuk janë takuar as pas asaj ndeshje, pasi sulmuesi ishte me temperaturën 40. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *