Ekskluzive/ 5 vite pa fituar derbin, batuta e Tomorrit: Tirana të presë, ka kohë!

“Ne që kur ishim në Kategorinë e Dytë e shihnim që Partizani do ta mundi Tiranën. Jo më tani që Partizani është i suksesshëm dhe kampion”. Kështu do të shprehej figura e shquar dhe personalitet i të kuqëve para ndeshjes me bardheblutë.

Partizani do të fitonte me rezultatin 2-1, ndërsa vazhdon të jetë i pathyeshëm në një ndeshje derbi. Ndërkohë pas ndeshjes, Genc Tomorri ka dhënë edhe një tjetër opinion në lidhje me takimin e zhvilluar për “Sport Ekspres”, ku nuk mund të shmangej edhe një batutë.

“Tani jemi edhe kampion. Kur je kampion ke avantazhe. Tirana u duk sikur pati raste, por i lamë disi më tepër hapësirë në fillim dhe e ndëshkuam. Kjo ishte meritë e trajnerit dhe lojtarëve. E administruam mirë lojën, pavarësisht golit të pësuar që do të vinte me patjetër pas presionit të Tiranës.

Golat tanë nuk ishin dinak, por zgjuarësia dhe kualiteti i sulmuesve. Këta sulmues do e tregojnë veten më vonë se kush janë, si Solomon ndaj Tiranës. Kjo është një fitore që të japi entuziazëm për të marrë kreun e klasifikimit, por jo që të qetësohet skuadra. 5 vite pa fituar Tirana? Kjo është edhe merita që vazhdon pathyeshmëria. Prandaj Tirana të presi, ka kohë”, ka thënë Tomorri. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online