Enis Bardhi ka përjetuar momente të arta me Levanten në elitën e futbollit spanjoll. Por sezoni që lamë pas ishte më i keqi i gjithë këtyre kohërave, madje skuadra e lojtarit shqiptar do të binte nga elita e futbollit spanjoll.
Megjithatë vetë Bardhi mund të qëndrojë ende në La Liga. Pak kohë më parë do të vinte refuzimi i një ofertë nga MLS, për të vazhduar ende karrierën në nivele të larta. Së fundmi ishte Elche që shfaqi interesim dhe pritet që të jap ofertën zyrtare për të marrë shërbimet e Bardhit. /Sport Ekspres/