Ekipi i parë shqiptar që kalon më tej është i Dallkut, fitojnë në të dyja ndeshjet dhe në turin e dytë të Conference League

Ekipi i parë shqiptar që kalon turin është ai i Dukagjinit. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Europës në shifrat 2-3.  Skuadra e Kosovës  ishte dukshëm favorite karshi rivalit nga Gjibraltari.

Ndërkohë ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e Dukagjinit në shifrat 2-1. Në ndeshjen e sotme dopieta e Zulfiu Iljasa dhe Arbër Shala mjaftuan për të vendosur historinë e ndeshjes. Pas eliminimit të Partizanit, Strugës dhe Ballkanit, është Dukagjini që gjen turin e dytë në Conference League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *