“Ekipi është i dënuar të fitojë“, Peço e sheh të vështirë ndaj Izraelit: Ne nuk dimë të sulmojmë

Arjan Peço ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Kuq e Zi“ në “Supersport“ pak minuta përpara fillimit të sfidës me Izralin. Analisti shqiptar është shprehur se ngjitja në Ligën A do të ishte diçka tejet e rëndësishme për Shqipërinë, pasi në këtë mënyrë do të rriteshin shanset për kualifikim në Botëror apo Eurpian. Sa i përket ndeshjes së sotme, Peço thotë se i druhet Izraelit, pasi është një ekip që di të luajë futboll.

“Të gjitha kritikat dhe komentet janë në një farë mënyre të drejtëa. Kemi mundësinë të dalim të parët në grup dhe të ngjitemi një ligë më lart. Për një ekip si Shqipëria kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Të qenurit në Ligën A të jep një mundësi të lartë për tu kualifikuar direkt në Europian apo Botëror. Sot është dita e vërtetë për të fituar, rasti i artë për të fituar me Izraelin. Duhej fituar edhe me Islandën. Ndryshimet e sotme janë ato që duheshin me Islandën. Është një ekip i dënuar për të fituar. Ana ofensive te ekipi ka qenë gjithmonë pika e dobët, thembra e Akilit për ekipin tonë. Nuk dimë të sulmojmë. Izraeli është ekip që di të luajë futboll. E shoh fitoren të vështirë“, ka deklaruar Arjan Peço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *