Redi Jupi ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ka folur për ndeshjet që i presin ekipet shqiptare në Kupat e Europës. Ish-futbollisti e sheh të gabuar strategjinë e ndryshimeve të mëdha dhe rrënjësore në prag të ndeshjeve në Europës. Sipas tij, ndryshimet duhet të jenë të vogla, por të menduar në detaje.
“Ekipet tona në Europë luajnë me psikologjinë: ‘Zot, bëje ëndërr’. Kjo është mënyra se si futemi në Kupat e Europës. Kupat e Europës nuk i fiton merkatoja që ti bën një muaj para se të shkosh atje. Kalimet e tureve t’i bën kampionati cilësor që ti ke zhvilluar gjatë gjithë vitit dhe skuadra e fortë e përmirësuar shumë pak dhe në detaje gjatë merkatos së verës. Nëse ti ndërton njëskuadër të re për të kaluar ture… Nëse ti kalon ture, atëherë është përjashtim nga llogjika”, ka thënë Redi Jupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/