Ekipet shqiptare bëjnë “ligjin” në Maqedoninë e Veriut, kreu flet shqip dhe Vardari pranë zonës së ftohtë

Ekipet shqiptare kanë marrë në duar frenat e kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Kreu i elitës së futbollit maqedonas flet shqip, teksa është pikërisht Shkëndija e Ernest Gjokës ajo që udhëheq me 36 pikë në tabelën e klasifikimit, e ndjekur nga Shkupi me 32 pikë.

Kështu janë pikërisht dy klubet shqiptare ato që në këto 16 javë të para bëjnë “ligjin“ në kampionatin maqedonas. Kuqezinjtë e Tetovës kanë marrë fitoren e radhës ditën e sotme kundër Belasica-s me shifrat 2-0, ndërsa Shkupi ka barazuar derbin me Vardarin me rezultatin 1-1.

Nëse vitet e fundit Vardarin e kemi parë gjithnjë në luftë për titull kampion, deri më tani duket të jetë e kundërta, teksa skuadra nga Maqedonia e Veriut mban vendin 8 në renditje. Një pozitë kjo aspak e favorshme që e rendit skuadrën pranë zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *