Atalanta ka arritur një sukses historik, teksa për të parën herë ka fituar një trofe të kompeticioneve të UEFA-s. Skuadra italiane mposhti Bajer Leverkusenin me rezultatin 3-0 në Dublin, duke siguruar kështu trofeun e Ligës së Europës. Pas përfundimit të festës, Gapserini kafolur për mediat, ku ka shprehur gjithë lumturinë që ndjen për këtë arritje të madhe me Atalantën.
“Ky klub është rritur gjithmonë në rezultate dhe e ka bërë gjithmonë këtë duke ruajtur ekuilibrin në llogari, dhe mendoj se është e jashtëzakonshme. Zakonisht në Itali kushdo që fiton, dhe e kemi parë ditët e fundit, është e vështirë të mbajë kostot. Atalanta, mendoj se është e jashtëzakonshme. Kemi luajtur shumë ndeshje, rrugëtimi ynë vlen më shumë se një kupë. Kemi luajtur shumë ndeshje ndër vite dhe besoj se janë të gjitha të rëndësishme. Si ndihem që nuk e lamë Leverkusenin të shënonte? Eh, ishim të mirë… Ne ishim të mirë në gjithçka, shënuam tre gola të shkëlqyer dhe disa veprime të tjera. Mendoj se ishim shumë të mirë.
A është një hakmarrje me fatin pas vitit 2020 me PSG-në? Jo, kjo ishte një tjetër paraqitje e mrekullueshme, e përmbysur në minutat e fundit. Por edhe atje rezultati nuk e hedh poshtë performancën. Na la me hidhërim të madh, sepse ishim vetëm pak minuta larg një gjysmë-finaleje të Ligës së Kampionëve. Ishte ndoshta momenti më i lartë i këtyre viteve, një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Por fitimi i kupës është edhe më prestigjioz. Kemi luajtur kundër Portos katër herë, kundër Liverpulit që ishte në majën e Premierligës, luajtëm kundër Marsejës, mundëm kampionët e Gjermanisë, kjo të jep edhe më shumë prestigj dhe kënaqësi”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/