Egnatia sillet si klub i madh edhe jashtë fushës së blertë, rinovon me lojtarin që shihej me të ardhme te Kombëtarja

Egnatia po sillet si klub i madh jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Kjo skuadër ka rinovuar kontratën me Hysen Memollën. Një emër i njohur edhe për Kombëtaren pasi jo vetëm ka luajtur me Shqipërinë, por dikur u pa si zëvendësuesi i denjë i Ansi Agollit.

Karriera nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Memolla duhej të bënte prapakthehu për t’u afruar në Superiore. Në kontratën e re, mbrojtësi do të jetë pjesë e Egnatias deri në vitin 2025. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *