Është mbyllur mbrëmjen e sotme java e parë e sezonit të ri të “Abissnet Superiore” -s. Egnatia, e cila jo më kot po shkruan historinë në Europë, ka treguar superioritetin e dukshëm në kampionatin shqiptar. Rrogozhinasit kanë shkatërruar Tiranën me shifrat 3-0. Ndeshja u vulos që në pjesën e parë të saj, kur Diabate (9′), Ajetovijk (29′) dhe Sota (39′) shënuan për Egnatian.
Në krahun tjetër Dinamo e ka befasuar opinionin sportiv. “Nëndetësja blu” e ka nisur me humbje kampionatin, duke u mposhtur nga Vora. Këta të fundit kanë fituar minimalisht 0-1 falë golit të talentit 19-vjeçar, Brian Gjyla, në minutën e 11 të sfidës./Sport Ekspres/