Egnatia në pritje të finales që do të vulosi fatin e sezonit, trajneri Ramadani nis negociatat me klubin nga Kosova

Zekirija Ramadani erdhi në krye të Engatias në dhjetorin e shkuar me misionin për të siguruar qendrimin në “Abissnet Superiore”. Në momentin kur jemi vetëm 2 javë nga fundi i kampionatit, skuadra rrogozhinase ka prerë matematikisht biletën për në “play out”. Egnatia është në pritje të fituesit mes çiftit Apolonia-Korabi, për të mësuar se me cilin do të përballet në finalen që do të vulosë përfundimisht nëse do të jenë pjesë e “Abissnet Superiores” sezonin e ardhshëm, apo do të kthehet përsëri në Kategorinë e Parë.

Por duket kur kanë mbetur pak javë përpara ndeshjes më të rëndësishme të tyre, nga Maqedonia e Veriut vjen lajmi se Ramadani është në negociata për të drejtuar përsëri në Kosovë. Sipas “InfoSport.mk”, trejneri në fjalë është në bisedime për të marrë timonin e Gjilanit. Zekirija Ramadani ka një të shkuar të lavdishme në elitën e Kosovës, ku ka arritur të fitojë 3 tituj kampion me 3 klube të ndryshme. Më konkretisht me Trepçën ’89 në vitin 2017, me Feronikelin në 2019-n dhe me Prishtinën në vitin 2021./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *