Egnatia mund Skënderbeu në minutën e fundit! Shënon afrimi i ri i janarit, Kukësi ndalet me Apoloninë

Egnatia ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Skënderbeut në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga ana e Paulaskas. Ky ishte afrimi i merkatos së janarit për skuadrën e Shpëtim Duros. I ardhur nga stoli, në minutën e fundit të takimit do të shënonte pasi gjendej në zonën kundërshtare.

Një fitore me shumë peshë kjo për Egnatian, që e pret e qetë Skënderbeun në takimin e radhës. Ndërkohë në barazim pa gola është ndalur Kukësi në transfertë kundër Apolonisë, për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *