Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia/ Ndeshjet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë luhen në 3 dhe 24 prill, ekipet presin kundërshtarët

Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni. Rrogozhinasit fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Laçit me rezultatin 3-1 dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.

Surprizën e madhe në fazën çerekfinale e bëri Kukësi që fitoi 1-0 në “Arenën e Demave“ ndaj Partizanit. Ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas të dyja ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku kuksianët u treguan më të saktë dhe triumfuan 5-3, duke kaluar në gjysmëfinale. Edhe sfida e dytë çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës përfundoi në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja u mbyll 1-1 dhe shkoi në shtesë. Më pas gjithçka u vendos nga penalltitë aty ku bardheblutë u treguan më të saktë, fituan 6-5 dhe kaluan në gjysmëfinale.

Vllaznia ja doli mbanë të kualifikohej më tej pasi mundi Erzenin 6-1. Koha e rregullt e takimit përfundoi 2-1 dhe ndeshja shkoi në shtesë, aty ku kuqeblutë realizuan edhe katër gola, duke prerë biletën për në gjysmëfinale. Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 3 prill ndërsa takimet e dyta më datë 24 prill. Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online