Egnatia e nis sezonin me goleada në Superiore, i shënon 3 gola edhe Vorës

Egnatia është padyshim ekipi për t’u mundur këtë sezon në “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit e kanë nisur kampionatin me goleada. Këtë herë preja e radhës ishte Vora.

Kampionët në fuqi të Superiores kanë mposhtur me shifrat 1-3 ekipin e Vorës. Karrica zhbllokoi rezultatin në minutën e 65 për Vorën, por festa zgjati pak. Adjesa riktheu baraspeshën 4 minuta më vonë, ndërsa më pas Albaneze në minutën 75 dhe Jago në të 85-n përmbysën rezultatin. Një tjetër fitore për Egnatian që po tregon menjëherë forcën e vetë në kampionat./Sport Ekspres/