Egnatia debuton me pikë në Conference League, Dede merr pikën e parë kundër ekipit të Danimarkës

Egnatia e ka mbyllur ndeshjen e parë në Conference League kundër Midtjylland. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 1-1, që ka prodhuar shumë emocione. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Gruda me kokë në minutën e 26.

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, ekipi i Danimarkës do të barazonte rezultatin. Një ndeshje e cila ishte e padrejtë për Egnatian pasi magjia e saj në Europë si debutuese kalon në plan të dytë për shkak të situatës në vend, por me rëndësi është fakti që Egnatia del me pikën e parë në ndeshjen e saj në Europë. /Sport Ekspres/