Egnatia do ta përfundojë kampionatin e rregullt në vendin e parë. Fitorja e sotme kundër Dinamos i dërgon rrogozhinasit në kuotën e 63 pikëve, 3 më tepër se sa Partizani i vendit të dytë. Duke qenë se Egnatia është superiore në ndeshjet e drejtpërdrejta me të kuqtë e kryeqytetit, atëherë matematika i siguron kreun e “Abissnet Superiore”-s.
Përpos vlerës sportive, pasi ekipi i vendit të parë mund të kualifikohet në finalen e ‘final four’-it edhe me një barazim, kreu i renditjes ka edhe një vlerë financiare për Egnatian. Rrogozhinasit do të arkëtojnë 100 milionë lekë të vjetra në llogarinë bankare të klubit. Ky është shpërblimi i dhënë nga FSHF-ja për fituesin e kampionatit të rregullt. Në rast të fitimit të titullit kampion në “final four”, atëherë Egnatia do të përfitojë të tjera para shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/